Thursday, January 20, 2022

Edhe në Skënderaj NISMA Socialdemokrate zgjedh kryesinë e re dhe kryetarin e saj

Nisma Socialdemokrate në Skenderaj ka zgjedhur strukturat e reja të saj. Endrit Shala dhe Arbëreshë Kraniqi kanë marrë pjesë në Kuvendin Zgjodhor, në të cilin përveç që u zgjodhen organet drejtuese të saj u fol edhe për unifikimin dhe fuqizimin e partisë, shkruan vision-mega.

Në një atmosferë bashkëpunimi dhe unifikimi janë zgjedhur organet drejtuse me kryetar Afrim Kabashi, nënkryetar/e Merita Dervishi dhe Selman Gjinofci dhe sekretar Bujar Smakiqi.

“Jemi zotuar se do të bashkëpunojmë dhe do të punojmë më zell dhe përkushtim të madh.

Nisma Socialdemokrate aktualisht është në një proces reflektimi, konsolidimi dhe përgatitje për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen vjeshtën e këtij viti”, ka thenë kryetasri i ri i Nisma Socialdemokrate në Skenderaj, Afrim Kabashi.