Saturday, January 22, 2022

Edhe pse nuk ka luajtur shumë, klubi përgatit kontratë të re për Sterling

Manchester City janë të gatshëm për t’i ofruar Raheem Sterling një kontratë rinovimi.

Sterling vlerësohet si një nga lotjarët më të mirë në Man City dhe largimi i tij nuk është as temë diskutimi, transmeton lajmi.net.

The Telegraph ka raportuar se reprezentuesi anglez shumë shpejt do t’i ofrohet një kontratë e re rinovimi.

Diskutimet kanë filluar dhe vonesa e saj është për shkak se klubi dëshiron t’i ofrojë një kontratë të gjatë lojtarit.

Në qershor të vitit 2023 përfundon kontrata e tij aktuale, derisa Pep Guardiola dëshiron ta ‘blindojë’ Sterlingun.