Lajme

Edhe sot reshje bore, këto janë temperaturat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:17 / 27 Dhjetor 2020

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Reshje të borës pritet të ketë kryesisht në zonat malore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.