Sunday, August 1, 2021

EKSKLUZIVE/ Dalin detaje për vdekjen e policit dhe vajzës në Prizren

Në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit natën e së martës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një zyrtar policor dhe një femër.

IndeksOnlinë mëson se emri i zyrtarit policor është  Salih Mazreku dhe vajza e tij Leonita Mazreku.

Po ashtu, IndeksOnline mëson nga burimet brenda hetuesisë se Mazreku ka vrarë aksidentalisht vajzën 10 vjeçare, ku më pas ka kryer aktin e vetëvrasjes.

“Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin”, tha zëdhënësi i PK-së Baki Kelani.