EKSKLUZIVE: Bonus Zonimet e lidhura nga Komuna e Skenderajt, Prokuroria Speciale nis intervistimet
Burime të mirëinformuara brenda Prokurorisë Speciale kanë bërë të ditur ekskluzivisht se marrëveshjet e zhvillimit (Bonus Zonimet) në Skenderaj janë në fazën e hetimeve për dyshimet për keqperdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shkelje të tjera ligjore.
Të njëjtat burime i kanë thënë Rajoni.org se Prokuroria Speciale, lidhur me këto marrëveshje, ka nisur edhe intervistimet e të përfshirëve në disa cilësi të ndryshme.
“Sigurisht. Ka te intervistuar. Madje, deri në këtë moment që po flasim, ftesat janë pranuar edhe nga persona të tjerë të ftuar për intervistm”, ka thënë ky burim.
Rajoni mëson se jo vetëm bonus-zonimet janë duke u hetuar. Sipas burimeve tjera të rajonit, edhe tri objekte pa leje ndërtimore dhe një procedurë e prokurimit është nën llupën e prokurorisë.





