Lajme

Eksperti amerikan i përgjigjet provokimit të Vuçiq

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:24 / 19 March 2021

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ndaj provokimit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili postoi harten e Kosovës me flamurin serb në të.

Ai ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet të reagojë ndaj këtij oprovokimi.

Më tutje në një postim në facebook ka shtuar se presidenti amerikan, Joe Biden, duhet t’ia bëjë të qartë Vuçiqit se pavarësia e Kosovës më kurrë nuk do të jetë objekt negocimi.

“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Presidenti i SHBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiq se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir.

Ndryshe, kosovarët tanimë kanë hapur edhe një peticion online që rrjeti social, Instagram, t’ia fshijë foton me përmbajtje nxitëse Vuçiqit.