Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Elefantët ‘e vdekur urie’ detyrohen të hanë plastikë

    Rajoni.orgBy Rajoni.org
    Facebook
    -Advertisenent -

    Në disa pamje që janë shokuar opinionin botëror, tregohen elefantë thuajse të vdekur urie që detyrohen të gërmojnë në mbeturinat urbane për ushqim në Sri Lanka.

    Por kjo do të ndalohet tashmë duke ndërtuar hendeqe gjigande, që do të pengojnë elefantët të gërmojnë mes mbetjeve plastike në qytetin Ampara në lindje te vendit. Çdo ditë tufat e kafshëve të mëdha dalin nga xhungla e qytetit dhe bashkë me mbetjet e ushqimeve konsumojnë edhe plastikë, e cila i vret dalëngadalë.

    Landfilli i Ampara është krijuar një dekadë më parë në mes të një korridori të populluar nga bota e egër, ku jetojnë dhe 200 deri në 300 elefantë.

    -Advertisenent-

    Gardhet elektrikë të vendosur më parë nga autoritetet nuk kanë arritur t’i ndalojnë kafshët insistuese.

    Pas publikimit të pamjeve të vazhda dhe zemërimit të komunitetit ndërkombëtar, qeveria e Sri Lanka ka vendosur të gërmojë një hendek të gjerë ujor rreth landfillit për të dekurajuar kafshët.

    -Advertisenent-

    Banorët vendas kanë një bashkëjetesë të vështirë me tufat e kafshëve të egra dhe thonë se situata sa vjen e përkeqësohet.

    PH Kumara i sindikatës së fermerëve Gal Oya thotë: “Qeveria ka caktuar landfillet në kufi me zonat e mbrojtura të botës së egër.

    Kur elefantët dhe kafshët e tjera të egra hanë mbeturinat, ato vdesin. Elefantët sillen gjithë ditën në landfill, më pas ato kalojnë në fshatrat këtu pranë dhe dëmtojnë fshatarët, pronën apo tokën e tyre. Konflikti njeri-elefant po përkeqësohet dhe ne po humbasim elefantë, të cilat janë një vlerë kombëtare”.

    Ka rreth 7,500 elefantë të egër në Sri Lanka, dhe një popullatë njerëzore prej 22 milionë. Elefantët e zbutur mbrohen nga banorët edhe pse grupet e të drejtave të kafshëve kanë kritikuar përdorimin e tyre në evente fetare e kulturore./tch

    -Advertisenent -

    Të fundit

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Ku ndodhen shumica e vullkanëve në Tokë?

    E dhimbshme/ Pas tre muaj ‘luftë’ me jetën, ministres se Kosovës i vdes vëllau

    Të Rekomanduara

    Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

    Çka po ndodh me Pendën e Drenicës? Cilat janë zhvillimet e fundit?

    Lajm i hidhur për këtë fshat të Skënderajt: u vdes bashkëvendasi

    30-vjeçari bjen nga kati i 10-të i ndërtesës ku po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

    Vërshimet e kthyen në ankth dasmën e çiftit nga Skënderaj

    Cilët asamblistë nuk folën kurrë në kuvendin e Skënderajt e kush më së shumti?

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.