Featured

EMRAT/ Aksioni i Policisë: Këta janë dy vëllezërit që u kapën me laborator droge

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:24 / 5 August 2022

Gazeta Sinjali sot raportoi për një aksion kundër drogës që zhvilloi Policia e Kosovës mbrëmë në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, ku në një depo është zbuluar një laborator i improvizuar në të cilin kultivoheshin bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis Sativa. Aksioni rezultoi me arrestimin e dy personave, të cilëve iu shqiptua masa e ndalimit policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se dy personat që ranë në prangat e Policisë janë vëllezërit Ardian Bushi 26-vjeçardhe Artan Musa 19-vjeçar.

Ardiani dhe Artani u arrestuan mbrëmë në vendin e ngjarjes, ku po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar rreth 30 bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis Sativa dhe një sërë gjësende tjera që nevojiteshin për kultivimin e drogës, përfshirë një armë zjarri, para të gatshme e telefona celularë.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal së bashku me gjësendet e sekuestruara gjatë bastisjes.

Ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.