Monday, January 17, 2022

Enver Hoxhaj viziton Runikun, “mezi” i mbledh 8 qytetarë për një fotografi!

Ushtruesi i detyres së kryetarit të PDK Enver Hoxhaj, në orët e mëngjesit të sotëm ka vizituar fshatin Runikë të Skenderajt, i shoqëruar edhe nga bashkëpartiakët e tij, shkruan 02press.

Hoxhaj, është ndalur tek një nga kafenet në qendër të këtij fshati, nga ku ka publikuar edhe një fotografi me tetë qytetarë.

“Me Sami Lushtakun, Bajrush Xhemajlin e Fadil Nurën, një kafe me miq në Runik. Faleminderit për bisedën e mikëpritjen”, ka shkruar ai sipër fotografisë.

Kjo vizitë e Hoxhajt dhe strukturave të PDK në Runikë ndodh në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetorë të këtij viti.

PDK ende nuk ka zyrtarizuar kandidaturën për Skenderaj.

Aktualisht, në krye të Skenderajt është Bekim Jashari, i cili ka shpallur kandidaturën edhe për një mandat./02 Press