Analiza politike e rajonit dhe konstatimi se Nuradin Lushtaku është figurë me peshë politike dhe nëse ai vazhdon me koalicionin AAK – NISMA, PDK do t’a merrtë një goditje të fortë, po del te jetë i saktë.
Kështu, kjo parti, e gjendur në këtë situatë dhe duke ditur pasojat që mund të ndodhin, nuk po lë gurë pa lëvizur, siç thotë populli, vetëm për ta rikthyer Nuradin Lushtakun në radhët e veta.
Burime të rajonit bëjnë me dije se Lushtaku është telefonuar mbrëmë nga PDK dhe i është kërkuar një takim urgjent me kreun e kesaj partija me qëllim që ai të bindet të mos i bashkohet këtij koalicioni.
Sipas burimeve të portalit rajoni brenda PDK’së, mësohet së Lushtakut këtë herë do t’i paraqiten oferta konkrete, për dallim nga takimi i me Bedri Hamzen që ndodhi pas tubimit të PDK-së në Skenderaj javën e kaluar.
Këto burime të portalit rajoni.org bëjnë me dije se gjeneralit i është propozuar që takimi të mbahet nesër kur kjo parti do ti afroj ofartat konkrete për të cilat rajoni ka informacione dhe cilat do të i publikoj pasi ato të konfirmohen.
Sido që të jetë skena politike në Skenderaj në prag të zgjedhjeve nacionale për ditë e me shumë po bëhet mjaftë intersante pas që ka paralajmërune se do të ndodhin edhe rirreshtime tjera politike .