Saturday, January 22, 2022

Fadil Nura i uron mirëseardhje nxënëses qe pësoi aksident në trafik

Sot ishte ditë e veçantë për Blenden e cila iu rikthye bankave shkollore pas aksidentit në komunikacion.

Mirëseardhje Blendes i uruan kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nxënësit e shkollës dhe personeli arsimor, shkruan DrenicaOnline.

Postimi i kryetarit Nura:

Më kaq ngrohtësi nuk ka mundur të pritet rikthimi i Blendës në shkollë, tek shoqet e shokët e klasës dhe mësuesja, pas atij aksidenti të rëndë komunikacioni që kishte.

E gjithë ajo që ndodhi, i takon të së shkuarës, dhe tani Blenda po vazhdon procesin mësimor aty ku kishte mbetur, me shëndet të mirë dhe gatshme për të mbushur ditarin vetëm pesa.