Lajme

Familjarët e Hysni Gucatit nuk i përmbahen lotëve teksa përcjellin seancën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:00 / 18 Maj 2022

Në shtëpinë e Hysni Gucatit, atje ku po përcillet me vëmendje të madhe seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj tij dhe Nasim Haradinajt.

Nga pamjet shihet se familjarët nuk po mund të përmbahen nga lotët, gjatë kohës sa po e shikojnë seancën që ka nisur pak minuta më parë.

Pak minuta para se të shpallet aktgjykimi ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, ka folur vajza e këtij të fundit.

Ajo ka thënë se presin lirimin e babait të saj. Sipas saj, edhe pritjet e avokatëve janë pozitive.

“Ne si familje jemi shumë të emocionuar, por jemi optimist që kësaj here drejtësia do të marr vendimin e duhur dhe të gjithë të kthehen në pafajësinë e tyre. Sot personalisht s’kam biseduar por që nga fillimi ata kanë qenë të bindur për pafëjësi dhe pritjet e tyre janë pozitive. Edhe pritjet e avokatëve janë pozitive. Besojmë që ky gjykim do të jetë pozitiv”, ka thënë ajo, raporton t7.

Kujtojmë se pak minuta më parë Gucati u shpall fajtor, dhe i njejti u dënua me 4 vite e gjysmë burg dhe 100 euro.

Të tjera