“Bashkë në zgjedhje, bashkë në pushtet”, Familjari i asamblistit të LDK’së përfiton tender 100 mijë eurosh nga Komuna e Istogut
Komuna e Istogut e udhehequr nga Ilir Ferati i LDK’së i ka dhënë kontratë me vlerë të parashikuar prej 100,000€, kompanisë së lidhur me Hajrush Shoshin, ky i fundit asamblist i kësaj partie në Istog, shkruan rajoni.org.

Në tenderin e nënshkruar me 11 qërshor 2026 nga Komuna e Istogut me djalin e Hajrushit, Mendurimin, për furnizimin me materiale ndertimore për raste emergjente në garë ishin 4 kompani që dhanë ofertat e tyre, mëson rajoni.org.
Kompania që u përzgjodh fituese ishte “Intering Constuction”, e familjes Shoshi me pronar Lash Shoshi, me çmimin e ofertës për njësi 1,111.11€ euro.

Kjo nuk është hera e parë që biznesi i lidhur me mbështetësin dhe bashkëpartikaun i Ilir Feratit tender në Istog. E njëjta kompani për me pak së tre vite i ka fituar mbi 8 tendere nga kjo komunë. Për të cilat do të raportoj rajoni.org ditëve në vijim.
Portali rajoni.org i ka dërguar pyetje Komunës së Istogut, por deri në publikimin e artikullit nuk ka pranuar përgjigje.
Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime
Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.
Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.
Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.





