Saturday, July 24, 2021

Fiton Atletico dhe ngjitet në krye të renditjes

Atletico Madrid nuk di më të ndalet në La Liga. Skuadra e El Cholo Simeones e nisi 2021, ashtu siç mbylli 2020, me fitore duke u ngjitur sërish në krye të kampionatit.

Los Cholchoneros triumfuan me shumë vështirësi me shifrat 1-2 në transfertën baske ndaj Deportivo Alaves.

Sfida u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Marcos Llorente i cili ia bëri më të thjeshta gjërat Atleticos. Alaves mbeti me 10 lojtarë pas 60 minutash pasi Laguardia u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë atëherë kur fitorja dukej e sigurt për miqtë, Alaves barazoi rezultatin me autogolin e Felipes 6 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Por për t’i dhënë 3 pikët dhe kreun skuadrës së Simeones mendoi Luis Suarez që i dha fitoren me golin e 1-2 në minutën e 89-të. 38 pikë për Atleticon në renditje, 2 më shumë se Reali i Madridit, që ka zhvilluar dhe 2 ndeshje më shumë.