Lajme

“Fizioterapisti me doktoraturë propozojë tërheqjen e trustit” – Kurti ironizon keq me Bekim Haxhiun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:51 / 23 Qershor 2022

“Vetëm një person doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”.

Kështu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka reaguar iniciuesit të Projektligjit për Tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiut, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij se është kundër Projektligjit për Tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit. Kjo pasi, sipas tij kjo politikë e “rrënon sistemin pensional”.

Sipas Kurtit vetëm 10 për qind e qytetarëve do të përfitojnë nga tërheqja e Trustit.

“Çfarë ndodh me 5 për qind e qytetarëve që janë të varur nga skemat sociale”, ka pyetur Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e tij i ka ndihmuar shumë kategori shoqërore, duke përfshirë fëmijët, gratë lehona, fermerët etj.

Kurti po ashtu ka thënë se propozimi për tërheqjen e Trustit po vjen nga ata që nuk janë të varfër.