Tuesday, August 3, 2021

Forcat serbe shtohen rreth kufirit me Kosovën

Vija kufitare e Kosovës me Serbinë  e cila shtrihet nga Maqedonia e Veriut e deri tek Mali ZI vazhdon të jetë nën kontroll të rreptë nga Policia, Xhandarmëria e Ushtria e Serbisë.

Kur krahas shtimit të punkteve policore apo pikë kalimeve në rrugët kryesore që lidhin vendbanimet  e Kosovës me Serbinë,  për rreth brezit kufitar  vazhdimisht  lëvizin edhe Xhandarmëria  e  në kodrinat  sipër kufirit janë vendosur edhe forcat ushtarake. 

“Syri.net” sjell fotografi  nga lindja e Kosovë, konkretisht  nga fshati  Karaqevë , përkatësisht, Muhoci i Komunës së Bujanocit ku shihet punki i policisë serbe, ku asnjëri nuk ,mund të kaloi andej e këndej kufirit  pa legjitimuar,  disa qindrma metra më lartë kodrës janë edhe Ushtria e Serbisë, derisa jo rrallë herë aty pari sillen edhe Xhandarmëria e cila  jo rrallë herë  lëvizin edhe në fshatin Karaqevë.

Derisa Serbia ka  futur nën kontroll kufirin e saj në territorin e Kosovë  për rreht kufirit   nuk shihen policë e as ushtarë të KFOR-it.