Sunday, August 1, 2021

Frank Lampard rrezikon seriozisht shkarkimin

Chelsea këtë sezon nuk po kalon në formën më të mirë në PremierLeague me 1 fitore në 5 takimet e fundit.

Për drejtuesit e klubit kjo gjë është shumë shqetësuese, pasi që ata kanë investuar para të majme.

Kai Havertz dhe Timo Werner janë lojtarët të cilët po kalojnë në një periudhë të keqe, duke shënuar bashkë në total vetëm 5 gola në PremierLeague.

Sipas medieve angleze, raportohet se fati i Lampard do të varet nga dy ndeshjet e tij të ardhshme.

Sfida kundër Manchester City dhe Fulham në PremierLeague do të vendosin përfundimisht fatin e anglezit.

Për momentin, Chelsea janë jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, teksa mban vendin e 6 me 26 pikë.