Autoritetet në qytetin e Welsit, në Austri, ia kanë ndërprerë ndihmën sociale një personi që kishte fshehur pronën dhe të ardhurat nga pensioni në Kosovë.
Fshehu pensionin dhe shtëpinë në Kosovë, Austria ia ndal socialin
Përveç ndërprerjes së ndihmës, atij i është kërkuar kthimi i afro 9 mijë eurove, shumë të cilën tashmë e ka shlyer me këste.
Rasti është bërë publik nga vetë Komuna e Welsit, përmes një njoftimi zyrtar të publikuar më 2 nëntor 2026.
Sipas autoriteteve austriake, gjithçka nisi pas disa kontrolleve në banesën e personit, ku zyrtarët komunalë nuk kishin arritur ta gjenin.
Verifikimet e mëtejshme zbuluan se ai zotëronte një shtëpi në Kosovë dhe njëkohësisht përfitonte pension, pa i deklaruar këto pranë institucioneve austriake.
Si pasojë, autoritetet vendosën t’ia ndërprisnin ndihmën sociale dhe ta denonconin rastin.
“Pas disa vizitave në banesë, gjatë të cilave personi nuk u gjet, u konstatua se ai zotëronte një shtëpi në Kosovë dhe merrte atje edhe pension, pa i deklaruar këto pranë autoriteteve. Ndihma sociale iu ndërpre dhe personi u denoncua. Shuma prej afro 9 mijë eurosh, e kërkuar për kthim, u shlye me këste”, thuhet në njoftimin zyrtar.





