Sport

Pse ka stagnuar futbolli në Skenderaj?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:20 / 14 March 2021

Pse ka stagnuar futbolli në Skenderaj?

Shkruan: Alban Fejzullahu

Për të ju përgjigjur kësaj pyetje është shumë e lehtë, sepse përgjigjjen do ta tregontë secili tifoz i këtij klubi. U bën pothuajse 21 vite nga lufta, por KF Drenica për nga mendësia mbetët aty, gjithmonë në luftë për mbijetesë. Nëse për një klub normal do të ishtë synim fitimi i titujve apo pjesëmarrja në garat evropiane, për Drenicën nuk janë synimet e tilla, sepse ambienti dhe struktura eshte e tillë.

Paramendojeni kur të gjitha klubet e superligës transferonin lojtar cilësor, Drenica kujdesej që të njoftonte për kalimin e lojtarëve të grup-moshave në ekipin e parë. Ata ishin lojtarë të dalluar, jo se kishin talent por sepse ata ishin familjar të politikanëve lokal të Komunës së Skenderajt. Drenica nuk ndalej me kaq, shkonte edhe më larg, rikthente lojtarët e moshuar që çdokush mund t’i llogaris “material i shpenzuar”, e shumica prej tyre nuk kishin as ekipe.

Po, Drenica me klubet e superligës nuk dallon vetëm në synime, ajo dallon edhe në fuqi, sepse secili anëtar i këtij klubi është i paprekshëm, pra secili aty e ka dikë të fortë, i cili mund të ja tregojë derën kujtdo që tënton ta ngacmojë atë. Pra, nëse klubi i Manchester United e denon Paul Pogban, Drenica nuk e ka fuqinë të bëjë një dënim të tillë.

Vetëm këtu, pra në Kosovë, ndodh që askush s’e pranon fajin e vetë, por vetëm me barrë te referët dhe Federata. Kjo jemi shoqëria jonë, mbijetojmë duke folur për tjerët e rezultati askund. Pra krejt folin për të ardhme e kërkush nuk punon për të ardhmen.

Andaj, ka ardhur koha që klubin ta marrin në dorë njerëzit që investojnë e jo që veç mendojnë si të përfitojnë. Sepse, nuk do të thotë që një sponsor i mirë, dikur duhet të shpërblehet pastaj me tender. Merreni për këtë shembuj nga europa.

Vazhdojmë – Deshtimi i quajtur “Devolli”…!