Lajme

Gjendet i plagosur, ndërron jetë në spital ish-drejtori i shëndetësisë së Deçanit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:42 / 18 March 2021

Mëngjesin e sotëm ish-drejtori i Shëndetësisë së Deçanit, Mustafë Hasanaj, është gjetur i plagosur e më pas ka ndërruar jetë në spital. Afërsisht një orë pasi është dërguar në spital ka ndërruar jetë, rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Policia më 18.03.2021 rreth orës 07:55 në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit është njoftuar për nja plagosje me armë zjarri. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur edhe ekipet mjekësore. Sipas informatave të ekipeve mjekësore, rreth orës 08:30 viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë lajmin e ka bërë të ditur edhe ish-deputeti Rasim Selmanaj ku ka shprehur ngushllime në rrjetin e tij social facebook.

“Për më shumë se një dekadë e kisha mik e bashkëpuntor!
Ai shquhej për ndershmëri, urtësi, sinqeritet mbi të gjitha ishte njeri me plotkuptimin e fjalës!

Per dy mandate kisha nderin ta emroja si drejtor në Komunen e Deçanit.
Ngushllime familjes, bashkëpuntorëve dhe farefisit”, shkruan Selmanaj në Facebook.