9:49 / 31 March 2021
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Komoran.
Siç njofton policia, në shtëpinë e viktimës është gjetur edhe një pistoletë me gjashtë fishek dhe një gëzhojë.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetë dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë .Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.