Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:05 / 20 March 2021

Një person dje është gjetur pa shenja jete në banesë, nga një dëshmitare e cila kishte lajmëruar menjëherë policinë. Policia kishte marrë informatë se një person është gjetur pa vetëdije, ndërsa ne vendgjarje ka shkuar edhe ambulanca të cilët kan konstatuar vdekjen e saj.

“Rr. Jakov Xoxa , Prishtinë, 19.03.2021-13:31. Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se, në banesë e kishte gjetur viktimën të shtrirë në tokë pa vetëdije. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Lidhur me rasti është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.