Lajme

Gjykata Speciale arreston në Belgjikë një komandant të UÇK’së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:14 / 16 March 2021

Është arrestuar, ish komandanti i UÇK-së, Pjetër Shala, i njohur me nofkën “Ujku”.

Shala është arrestuar në Belgjike, gjatë ditës së martë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është bërë e ditur në web faqen zyrës së prokurorit të specializuar.

“Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë”, thuhet në komunikatë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur së shpejti do të publikojnë më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme.
“Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar./Gazeta Infokus/