Sport

Gjyqtar nordik dhe favoritë në letër, Shqipëria sfidon sot San Marinon

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 31 March 2021

Ditën e sotme kombëtarja jonë mbyll këtë grumbullim në një ndeshje në transfertë ndaj modestëve të San Marinos. Ndeshja luhet në orën 20:45 në “San Marino Stadium”, në Serravalle.

Një sfidë e lehtë në letër për kuqezinjtë, që vijnë pas një humbje me Anglinë dhe kritikave të shumta pas asaj beteje në “Air Albania”, ku përballë ishte një nga kombëtaret më të mira ishullore të paktën në dy dekadat e fundit.

San Marino ka luajtur dy ndeshje në këtë grumbullim, ku është mundur me “manita” nga Anglia dhe me “tris” nga Hungaria. Ndërkohë, Shqipëria do të provojë të koleksionojë 6 pikë në këto tre ndeshje, pasi tre pikë i mori në ndeshjen e parë në Andorra.

Gjyqtari i përballjes do të jetë një norvegjez, Kai Erik Steen, arbitër i nivelit mesatar, që në sezonin e shkuar ka arritur të vërë drejtësi deri në kualifikueset e Europa League. Në këtë sezon ai ka gjykuar Kosovën në barazimin 1-1 në Moldavi. /abcnews.al