LAJME

Goditet me veturë një person në Drenas, i dyshuari arrestohet

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është goditur me veturë nga një person tjetër në Drenas.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 20:20.

Viktima, mashkull kosovar, pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

//BODY PART STICKY - Implement into the footer
✖