5:30 / 29 July 2022
Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Skenderajt ka shpallur konkurs për pranimin e pesë (5) punëtorëve në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare, përkatësisht tre (3) doktor mjekësisë, një (1) asistent i stomatologjisë dhe një (1) vozitës në QKMF, shkruan portali rajoni.org.
Në bazë të njoftimit, kandidatët duhet të kenë të përmbushura kriteret që kërkohen për këto pozita në bazë të rregullores në fuqi.
Në njoftim thuhet se konkursi do jetë i hapur për 15 ditë nga shpallja ku aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumente tjera të nevojshme që kërkohen për pozitat e lartpërmendura.


