Pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, Kryetari i saj Ramush Haradinaj tha para gazetarëve se kërkon rinumërim të votave dhe se kriminelët e tyre të shkojnë në burg. Ai shtoi se edhe ndërtimi i institucioneve duhet të ndodhë sa më shpejtë.
“Falënderojmë komisionerët dhe vëzhguesit e shumtë që kanë marrë pjesë në këtë proces zgjedhor. Jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhur në disa raste nga disa komisionerë ose vëzhgues. Kërkojmë nga organet e rendit, hetuesisë, që kriminelët e votës të përfundojnë në burë, të të gjitha partive. Kërkojmë rinumërim të plotë të votave me prezencë të hetuesisë dhe policisë në mënyrë që të gjendet e vërteta”.
“Ndërtimi i Institucioneve duhet të ndodhë sa më shpejt. Opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit”.