Tuesday, January 18, 2022

Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë – Fakt i një nisme të mbetur peng

Sot ne 100 vjetorin e zgjedhjes së heroit te kombit shqiptar Kryeministër i Shqipërisë, Hasan Prishtina, kryetari i komunës priti pasardhës të familjeve të këtyre figurave më të ndritshme të kombit dhe përvjetorit të Kuvendit të Junikut një grup me përfaqësues( pasardhës) të familjeve të këtyre personaliteteve kombëtare.

Skenderaj,
Hatixhe Xani-Ahmeti

Ai në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit për vizitën në komunën e Skenderajt, i pari i komunës Z.Bekim Jashari përshëndeti të pranishmit me një përmbledhje të kontributit dhe rëndësisë̈ së veprave të veprimtareve të kombit tonë, figurave më te ndritshme të historisë̈. Ai nder të tjera tha se veprat dhe kontributi i Hasan Prishtinës dhe i heronjve të tjerë̈ duhet te jenë si shembull për ne që të qëndrojmë̈ të bashkuar dhe të unifikuar. Pas fjalës përshëndetëse Kryetari Jashari potencoi edhe vlerën e kullave vendin ku janë̈ mbajtë kuvendet dhe janë̈ marre vendimet më të rëndësishme të historisë̈, ai në shenjë respekti ndaj veprave të mëdha të figurave me të ndritshme të historisë̈ sonë̈ nipit të heroit Isa Boletini ja dhuroi flamurin kombëtar që ta vendosë në kullën e lavdisë̈ sonë̈. Z. Jashari nder të tjera theksoi se, kullat janë̈ dëshmitaret me te mira te kohës, ato panë̈, përjetuan, dhe përcollën ngjarjet me historike të kombit tonë. Ndaj ketë flamur ja u jap ta vendosni në kullë. Gazmend Boletini u ndi shume i nderuar me rastin e pranimit te flamurit kombëtar nga kryetari i komunës dhe shprehi disa fjalë mirënjohje dhe falënderimi ndaj kryetarit dhe të pranishmëve.

Hatixhe Xani
Hatixhe Xani

Ai mbyll fjalimin e vet duke kërkuar nga të pranishmit të marrin fjalën. Ku fjalën e mori Mehmet Prishtina si pasardhës i familjes së Hasan Prishtinës, para se te flas për veprimtarinë e Hasan Prishtinës në fjalë të shkurtëra, ai përshëndeti të parin e komunës Z.Bekim Jashari për pritjen dhe foli për sakrificën e familjes Jashari, flijimin sublim të familjes së tij( kryetarit ) ai përshëndeti edhe të pranishmit ku ishin prezent disa nga pasardhësit e familjeve të figurave më të ndritshme të kombit si, Gazmend Boletini, Kamer Galica, Vahedin Uka, Nexhat Fazliu, Bedri Sefer Ahmeti, Nuredin Beqir Ahmeti etj, ishin si pas ardhës të Isa Boletinit, Azem Bejtës, Ahmeti Delisë, Mehmet Gradicës, Mehmet Majraktarit etj.

Pas tij fjalën e mori edhe Pr.Dr. Skender Hasani nga Maqedonia i cili përmblodhi një̈ historik të shkurtër të rezistencës, luftës dhe kontributit të Hasan Prishtinës, dhe figurave me eminente të kombit por gjithëher duke shprehur dhembjen e madhe për shqiptaret e mbetur jashtë̈ trojeve tona, të cilët për çdo dite keqtrajtohen dhe jetojnë̈ pa të drejtat që duhej gëzuar si qytetar të lirë, gjithëher duke aluduar tek shqiptaret e luginës e zonave ku janë̈ nën sundimin serbo-sllav, ndërsa situata e shqiptareve të Maqedonisë thotë që është pak më e mire nëse bëjmë̈ krahasim.. Takimi u mbyll me një̈ fotografi me të gjithë të pranishmit në sallën e pritjes së kryetarit z.Bekim Jashari dhe para hyrjes së komunës sonë̈. Mysafiret vazhduan agjendën e tyre vizitat neper nepër kullat tona të qëndresës për ta mbyllur agjendën e ditës së sotme ne vendin e shenjët ku edhe janë rrënjët e lirisë. Në Prekazin legjendar ku u bë kthesa më e madhe e historisë sonë më te re. Për të vazhduar pastaj aktivitete e ditës së nesërme ashtu së bashku në Junik ku me datën 21-25 maj 1912 në Junik udhëheqësit e forcave kryengritëse ndien nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i drejtuan një thirrje popullit shqiptar për tu bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar.

May be an image of 4 njerëz, people standing dhe E brendshme

May be an image of 7 njerëz dhe people standing