Saturday, July 24, 2021

Hoti prezanton vizionin e LDK-së me sloganin ”ShtetiShtet”

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka prezantuar sot sloganin e saj zyrtar, me të cilin i hyn garës së zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Avdullah Hoti, përmes një videoregjistrimi, ka prezantuar vizionin e LDK-së, siç thotë ai për shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Lidhur me këtë LDK ka zbuluar edhe sloganin e tyre zyrtar ”ShtetiShtet”, i cili shoqërohet me ngjyrat e kaltër dhe e kuqe.