Sport

I hodhi fanellën kundërshtarit, Haaland kërkon falje për veprimin e bërë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:00 / 22 March 2021

Erling Haaland ka kërkuar falje për veprimin e tij që ka bërë në barazimin 2-2 me Koln.

Borussia Dortmundi barazoi në udhëtim tek Koln kë kuadër të xhiros së 26-të të Bundesligës, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë, Haaland u zëvendësua nga trajneri, Eden Terzic, por më pas novegjezi dukej se nuk ishte i kënaqur me vendimin.

Haaland duke dalë nga fusha, nuk u ndal tek shtabi teknik, por shkoi drejt e në zhveshtore. 20 vjeçari i hodhi fanellën një kundërshtari, me sa duket që i kishte kërkuar të shkëmbente fanellën me të.

Disa ditë ndeshjes, në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, Haaland ka kërkuar falje për veprimin e bërë.

“Isha shumë i mërzitur pas ndeshjes. Bëra një veprim të gabuar duke ia hedhur fanellën djalit që e kërkoi atë”, tha ai.

“Kërkoj falje për këtë. Nuk mund ta kontrolloja veten sepse isha i mërzitur nga ajo çfarë ndodhi”, përfundoi Erling Haaland.