Friday, January 21, 2022

I kalon treni përmbi, shpëton pa pasoja

Një grua në shtetin Bengala Perëndimore, në lindje të Indisë, shpëtoi pa u lënduar nga një aksident që do të mund të ishte fatal për të, raporton Demokracia.com.

Kur gruaja po tentonte të kalojë në anën tjetër, ajo u godit nga një tren mallrash që po lëvizte me shpejtësi të vogël.

Gruaja u rrëzua në mes të hekurudhës, ndërkaq treni prej 48 vagonëve, kaloi përmbi të.

Sipas raporteve, njerëzit që gjendeshin afër, i thërrisnin asaj që t’i mbyllte sytë dhe të mos lëvizte derisa treni po lëvizte përmbi të.