Thursday, January 20, 2022

I ndali fëmijët nga shkolla, kjo i ndodhi babait nga Fushë Kosova

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Fushë Kosova, meqenëse i ka ndaluar fëmijët që ta vijojnë mësimin në shkollë.

Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Rr. Mic Sokoli, Fushë Kosovë 21.05.2021 – NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici, pasi që ka ndaluar fëmijët e tij të vijojnë mësimin në shkollë. I njëjti është intervistuar dhe e vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.