Lajme

I qesin qentë në gara në Rahovec, ikin kur e shohin policinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:10 / 29 Dhjetor 2020

Dy persona i kanë vu në garë qentë e tyre në fshatin Nagavc të Rahovecit.

Për këtë ngjarje banorët kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, por kur ekipi arriti në vend të ngjarjes ata të dy kanë ikur drejt malit.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Më 26 dhjetor në fshatin Nagavc të Rahovecit janë mbajtur gara me qen. Policia me të marrë informata nga banorët i është përgjigjur rastit. Pa arritur atje dy persona që i kanë shti qentë në luftë, kanë ikur në një pjesë të malit. Policia është në hulumtim dhe në përpjekje për të identifikuar ata”.

Në ndërkohë, në grupet e simpatizantëve të qenve në Facebook kanë shpërndarë disa fotografi ku shihen qentë e përgjakur pas garës.

Fotografia ka përmbajtje të rëndë për personat e ndjeshëm.