Sport

Ibra në Sanremo, Capello: Milani e paguan dhe ai duhet të ketë respekt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:30 / 15 February 2021

Ish trajneri italian, Fabio Capello, ka reaguar ndaj sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili do të jetë prezantues në Sanremo.

Zlatan Ibrahimovic do të jetë prezantues gjatë pesë ditëve të festivalit të muzikës në Sanremo, transmeton lajmi.net.

Gjatë këtyre pesë ditësh, Milan ka ndeshje për të zhvilluar dhe për këtë klubi “Rossoner” nuk ka shpjeguar se si e lejuan Ibran të merrte pjesë në festival.

Fabio Capello e cilësoi si mungesë respekti shkuarjen e Ibrahimovicit në Sanremo.

“Po të kisha vendosur unë, nuk do ta dërgoja në Sanremo në fillim të marsit”, tha ai.

“Ibra paguhet nga Milani dhe duhet të ketë respekt për ata që të paguajnë”, shtoi ai.

“Nuk mund të udhëtosh ndërmejt Sanremos dhe Milanos, me gjithë respektin, por Milani është dashur ta parandalojë shkuarjen e tij atje”, tha Fabio Capello.

Sidoqoftë, Zlatan Ibrahimovic do të marrë pjesë në pesë netët e festivalit.