Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, njëri në Prishtinë, tjetri në Viti
Vendimet për ndalimin e punimeve janë marrë pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).
“Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.”, thuhet në njoftim.





