Sport

Interesi nga Manchester United motivon Andre Silvën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:20 / 2 March 2021

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Andre Silva është deklaruar lidhur me spekulimet e fundit për kalimin e mundshëm te Manchester United.

Portugezi ka treguar potencialin në Bundesligë duke kontribuar në 31 gola brenda 46 ndeshjeve që nga largimi prej AC Milan. Derisa Frankfurt dëshiron ta mbajë Silvan për një kohë të gjatë, ai ka dy vite kontratë të mbetur.

Së fundmi, sulmuesi është pyetur lidhur me spekulimet e fundit dhe deklaroi se janë vetëm thashetheme, por e motivojnë të vazhdojë të jetë në formë të mirë. “Kam dëgjuar spekulime, por kjo është. Spekulimet janë spekulime”.

“Në fund të sezonit, është diçka që me motivon të punoj, është shenjë që jam duke punuar mirë dhe rruga ka qenë e mirë”, deklaroi ai. Thuhet se Frankfurt do ta lejojë largimin vetëm nëse paguhen 35 milionë euro.