Lajme

Ftohet nga Specialja ish-deputeti i PDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:48 / 25 February 2021

Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci është ftuar nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se do të jetë në Hagë me 18 mars.

“Te nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë. Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit” ka shkruar Koci.