Lajme

Ish-ushtarja e UÇK-së ftohet nga Specialja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:17 / 24 Janar 2021

Ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda-SHOTA, është ftuar nga Gjykata Speciale. Lajmi është konfirmuara nga Ganimete Musliu e PDK-së, që ka thënë se Doda do të paraqitet më 26 janar në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi ka bërë të ditur se ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda – Shota është ftuar nga Gjykata Speciale.  Ajo do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me 26 janar.

Postimi i plotë i Ganimete Musliut:

Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Çlirimitaret do kthehen faqebardhe por si do jetojne me turpin mjeranet qe deponuan dosje në Hage!