Sport

Kaltër apo kuq, si do të vishet Manchesteri? Derbi anglez Manchester City – Manchester United

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 7 March 2021

Si do të vishet Manchesteri sonte do ta marrim vesh nga ora 17:30, ku do të luhet derbi i qytetit, ai në mes Manchester City dhe Manchester United. Manchester City nuk është njoftuar me humbje në 28 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe shihet si favorite në ëtë përballje, City gjithashtu është shkëputur nga vendi i dytë që është Leicester me 12 pikë dhe një ndeshje më pak,, ndërsa United gjendet në vendin e tretë me 52 pikë dhe një lojë më pak, përkatësisht ndeshja që luhet sot.

Blut e Guardiolës kanë vetëm një mungesë në mbrojtje Ake, kurse Djajtë e Solskjaer mungesë të sigurtë e kanë: Jones, Mata, Pogba dhe pa dyshim mungesa më e madhe në portë De Gea kurse në dyshim për ndeshjen e sotme janë Lindelof, Martial dhe Van De Beek.

City në rast fitoreje do të bëjë një shkëputje që edhe mund të themi se ka siguruar titullin, mirëpo nga ana tjetër Djajtë kanë qëllimin ta ndalin serin e tyre pa humbje dhe të rrisin shpresat ta ndjekin deri në fund të sezonit.

E si do të vishet Manchesteri do ta shohim nga ora 17:30 në Etihad Stadium.