Sunday, August 1, 2021

Kandidatët për deputetë të Drenasit e marrin me vete edhe Ramizin, ndonëse para pak ditëve i quante ‘të vegjël’

Kandidatët për dputetë të PDK-së së Drenasit kanë vazhduar bashkëbisedimin me qytetarët lagje për lagje e fshat për fshat. Në ditën e fundit të parafushatës, me kandidatët e PDK-së është parë edhe Ramiz Lladrovci – “Mizi”, i cili vetëm para pak ditëve ata i quajnte të vegjël e madje vlerësonta se edhe pas procesit zgjedhor do të mbesin ‘të vegjël’. Ramiz Lladrovci, të cilit “para pak ditëve i kishte rënë në pishinën e tij një dhelpër dhe ia kishte hënger peshkun e artë”, dukej jashtëzakonisht i gëzuar. Por përball tij ndodhej një prej komandantëve të UÇK-së, Jahir Demaku, i cili me praninë e tij në takimet me qytetarët jep kontribut të jashtëzakonshëm për PDK-në, falë edhe autoritetit të tij dhe të familjes së tij që ka, jo vetëm në Drenicë.

Sejdi Hoxha, kryetar i degës së PDK në Drenasi, kandidat për deputet, ka njoftuar se kandidatët për deputetë të Drenasit kanë takuar banaorët e Godancit, të Gradicës, të Dobroshevci dhe të Arllatit.  

“Banoret e fshatit, Godanc dhe Gradicë e mirëpritën platformën e PDK-së në rimëkëmbjen e shtetit! Besnikëria e tyre ndaj PDK-së është e qartë edhe më tej pas shpalosjës se platformës së rimëkëmbjes për zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe arsim, shkruan vision-mega.

PDK, mbetët adresa kryesore për zhvillim dhe mirëqenie të qytetarëve!

Entuziazëm dhe motiv i jashtëzakonshëm ishte takimi me banoret e fshatit Dobroshec të cilët po mbështesin platformën për rimëkëmbjen e shtetit. Faleminderit Dobroshecit për përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë!

Arllati me platformën e PDK-së i tha PO rimëkëmbjes se shtetit të Kosovës! Të rinjët e fshatit Arllat e përkrahën fuqishëm platformën e PDK-së për ta rimëkëmb Kosovën në sektorin privat dhe publik. Si kurrë më parë nuk kemi pasur një përkrahje nga të gjithë pa dallim moshe e gjinie! Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social facebook.