Friday, July 30, 2021

Kandidati për deputet i PDK’së ftohet nga Gjykata Speciale

Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të OVL UÇK-së në Has, Çoçaj do të intervistohet në ditët në vijim.

“OVL e UÇK-së, dega në Has, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste”, thuhet në njoftimin e kësaj dege.

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë