Lajme

Kandidati për deputet i VV-së nga Skenderaj: Thanë se unë këtë e bëra pas kalkulimeve karrieriste, ju kërkoj falje të gjithë juve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:18 / 10 March 2021

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Liri Loshi, ka reaguar përsëri lidhur me shkrimin e djeshëm ku fillimisht kërkoi rinumërim të votave, e pastaj sqaroi se kishte ndodhur një keqkuptim lidhur me votat e tij.

Loshi tani përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se shumë zemra u thyen kur ai i demantoi një argument të tij për keqpërdorim të votave brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pati edhe asi që thanë se unë këtë e bëra pas kalkulimeve karrieriste dhe se u shpërfaqa si një frikacak! Njerëzit duan të jetojnë me të vërtetën që iu flenë atyre e jo me të vërtetën që është vërtet e vërtetë”, ka shkruar Loshi në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Shumë zemra u thyen kur unë demantova një argument timin për keqpërdorim të votave brenda Vetëvendosjes.

Pati edhe asi që thanë se unë këtë e bëra pas kalkulimeve karrieriste dhe se u shpërfaqa si një frikacak!

Njerëzit duan të jetojnë me të vërtetën që iu flenë atyre e jo me të vërtetën që është vërtet e vërtetë.

Tash ju kërkoj falje të gjithë juve që kujdeseni për mua më shumë sesa unë për veten time!!!