Thursday, January 20, 2022

Kapet ‘rrenci’ i Ferizajt: Gënjeu policinë në emër të lopëve të shitura

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Ferizaj ka raportuar për një rast të lajmërimit të rrejshëm. Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të zbardhë rastin, të raportuar me datën 15.05.2021, si ‘’Vjedhje e rëndë’’.

“Viktima , tashmë i dyshuari I.A ( M/SH/K), 74 vjeçar, kishte lajmëruar në polici, se me datën 15.05.2021 rreth orës 09:30, kishte shitur në tregun e kafshëve në Ferizaj, shtatë ( 7 ) krerë lopë në vlerë të njëmbëdhjetëmijë e katërqindë , ( 11400 euro) dhe se në ditën e njejtë, rreth orës 15:30, sipas tij këto të holla ju kishin vjedhur në një qendër tregtare në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë hetimit të ketij rasti, hetuesit policorë kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative, se i njëjti nuk kishte pasur lopë fare dhe nuk kishte qenë as në tregun e kafshëve, por që kishte lajmëruar rrejshëm këtë rast, gjë të cilën e ka pranuar në tërsi .


Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.