Lajme

Kaq vota kanë marrë kandidatët e PDK-së në Drenas

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:06 / 18 February 2021

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, arriti të marrë mbi 17{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} të votave duke siguruar rreth 20 mandate në Kuvendin e Kosovës, duke mos përfshirë votat me postë dhe ato me kusht që ende nuk janë numëruar.

Megjithatë, në këto zgjedhje, PDK arriti ta ruaj bastionin e saj Drenasin, duke marrë 13.396 të votave, apo 63,68{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}.

Kjo është lista e  siguruar me votat e kandidatëve, ku shihet se kandidati nga Drenasi, Petrit Hajdari, ka marrë më së shumti vota, 5177.

Bartësi i  listës ka marrë Enver Hoxhaj 9017, ndërkaq te votuar janë edhe kandidatët Ferat Shala me 3929 vota, kurse kandidati njëherit kryetar i PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, ka marrë 3682.

Ndryshe, deri më tani, sipas burimeve brenda KQZ, kandidatët nga struktura e vjetër më të votuar të PDK-së në këto zgjedhje parlamentare në nivel vendi janë: Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Memli Krasniqi, Fadil Nura, Eliza Hoxha, Blerta Deliu, Evgjeni Thaçi, Ariana Musliu-Shoshi, Floretë Zejnullahu, Ganimete Musliu etj.

Listës prej më të votuarve i bashkohet edhe Ardian Kastrati si i aderuar rishtazi në PDK në këto zgjedhje.

Në pritje me numër të konsiderueshëm të votave për të qenë pjesë e legjislaturës së tetë të organit më të lartë legjislativ janë edhe Xhavit Haliti, Abelard Tahiri, Xhevahire Izmaku, Hajdar Beqa, Petrit Hajdari, Gazmend Bytyqi, Isak Shabani, Nezir Cocaj etj.