Fun

Katër vende me më së shumti mjegull në botë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:01 / 8 Dhjetor 2020

Ka vende të shumta në planet të cilat gjatë pjesës më të madhe të vitit jo vetëm që nuk e shohin diellin, por shpesh janë të mbuluara me mjegull

Në disa prej tyre mjegulla është tepër e dendur dhe ajo skenë duket e tmerrshme

Ndër destinacionet me më së shumti mjegull në botë janë qyteti Point Reyes, i vendosur në bregdetin e Paqësorit në afërsi të Kalifornisë.

Fjala është për vendin me më shumti erëra në botë, transmeton Telegrafi.

Për shkak të vendin me mjegullën më të tmerrshme e ka merituar edhe për xhirimin e filmit të famshëm horror amerikan “Krijesa” në vitin 1982 nën regjinë e John Carpenterit.

Nën mjegullën e tmerrshme jetojnë edhe banorët e Grand Banksit në ishullin kanadez Newfoundland.

Ky vend nën mjegull është 200 ditë të vitit. Pikërisht edhe jo larg nga Grand Banski është fundosur “Titaniku”, më vitin 1912.

Shkaku i mjegullës aq të shpeshtë është ndeshja e rrymave të ftohta dhe të ngrohta të ajrit.

Ndër vendet me më shumti mjegull në Evropë është Lugina e lumit Po në Itali, mirëpo për shkak të ndryshimeve klimatike banorët gjithnjë e më shpesh i ngroh dielli.

Shkretëtira Namib në Afrikë shpesh është e mbuluar me zymtësi, madje edhe 180 ditë në vit.

Kjo është një ndër shkretëtirave më të vjetra në botë dhe e vetmja që ka dalje në det.