Kelmendi: Pse Kurti kaq dorëshlirë me minoritet, kurse dorështrënguar me partitë shqiptare?
Gazetari Adriatik Kelmendi ka vlerësuar se posti i presidentit duhet t`i takojë opozitës.
Ajo ka bërë me dije se kjo duhet të ndodhë për balanc politik.
Në profilin e tij në Facebook, Kelmendi ka shkruar se populli nuk ia ka dhënë asnjë subjekti 80 deputetë që ta zgjedhë vetë presidentin.
“Për balanc demokratik, nëse Kurti do të bëhet kryeministër, postin e Presidentit duhet ta mbajë dikush nga ish-opozita. Populli nuk ia ka dhënë asnjë subjekti politik 61 deputetë që ta bëjë vetë qeverinë, as LVV-së. LVV-së i duhen së paku edhe 8 deputetë që të formojë qeveri. Ata 8 deputetë besoj i gjen kollaj duke ua dhënë së paku 4 pozita ministrore komuniteteve joshqiptare, siç ka vepruar edhe mandatin e kaluar”, ka shkruar ai, duke shprehur habinë e tij pse Kurti tregohet dorështrënguar me subjektet politike shqiptare.
“Populli nuk ia ka dhënë asnjë subjekti 80 deputetë që ta zgjedhë vetë Presidentin. Partisë më të madhe i takon kryeparlamentari dhe zakonisht kryetari i qeverisë, në këtë rast në “pazare” edhe me parti joshqiptare. Pse të mos i takojë kryetari një partie tjetër shqiptare? Pse kaq dorëshlirë me partitë joshqiptare, kurse dorështrënguar me parti shqiptare?!”, ka shkruar ai.





