Lajme

Kërcënon me jetë nënën dhe vëllain, u drejton armën edhe policisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:44 / 19 March 2021

Një përson ka kërcnuar me jetë nënën dhe vëllain e tij nën kërcënimin e armës dhe më pas i njejti i ka kërcënuar dhe zyrtarët policorë, të cilët kanë bërë evakuimin e banorëve dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij, i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Prishtinë, 18.03.2021 – 20:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka kanosur me jetë nënën dhe vëllain e tij viktimat kosovarë.

I dyshuari ishte i armatosur dhe kishte drejtuar armën nga zyrtarët policor.

Për arsye të sigurisë, janë evakuar banorët e ndërtesës.

Zyrtarët policor kanë arrit të arrestojnë të dyshuarin.

Gjatë kontrollimit të banesës së të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishek, një thikë, një shufër, një fishek, një jelek ushtarak, një maskë dhe një foto-aparat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje