Friday, January 21, 2022

Këta janë emrat e drejtorëve të rinj të disa shkollave të Skënderajt (DOKUMENT)

Komuna e Skënderajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka bërë përzgjedhjen e drejtorëve të rinj për disa nga shkollat fillore dhe të mesme në këtë Komunë, raporton portali rajoni.org.

Sipas listës të siguruar nga rajoni.org, Agron Istogu është zgjedhur drejtor i Shkollës së Mesme Teknike “Anton Cetta” në Skënderaj, kurse Sami Fazliu është emëruar si zëvendësdrejtor në po këtë shkollë.

Hyra Fazliu është zgjedhur drejtoreshë e Shkollës Fillore “Shaban Jashari” në Skënderaj, ndërsa zëvendësdrejtor Fadil Shaqiri.

Pozitën e zëvendësdrejtorit në Shkollës Fillore “Ahmet Delia” në Skënderaj e ka marrë edhe Enver Mulaj ndërsa Sami Tahiri është zgjedhur drejtor i Shkollës Fillore “Idriz Barani” në Klinë të Epërme.

Gëzim Gashi është zgjedhur drejtor i Shkollës Fillore “Drenica” në Polac. Arsim Jusufi është emëruar drejtor i Shkollës Fillore “Fehmi Rama” në Likoc. Ardita Nura është emëruar drejtoreshë e shkollës Fillore “Elena Gjika” në Makerrmal. Ariana Hasani është emëruar drejtoreshë e Shkollës Fillore “Kuvendi i Drenicës” në Abri të Poshtme. Hamide Abazi është emëruar drejtoreshë në Shkollën Fillore “Ismet Uka” në Ticë dhe Sami Beqiri është emëruar drejtor në Shkollën Fillore “Pavarësia” në Krasaliq./ Rajoni.org/