Lajme

Këto janë fshatrat e Skenderajt ku ka filluar asfaltimi i rrugëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:27 / 22 Qershor 2022

Komuna e Skenderajt sot ka njoftuar se po realizohen një numër projektesh infrastrukturore me qëllim të ngritjes së cilësisë së jetesës së qytetarëve, shkruan rajoni.org.

“Kështu, në Kostërc ka nis asfaltimi i rrugëve brenda fshatit, në kuadër të projektit të ri të nisur para pak kohësh, dhe i cili parasheh kompletimin e rrjetit rrugor në gjithë fshatin.

Edhe në Qirez dhe Baks kompania e kontraktuar nga Komuna e Skenderajt, ka nisur implementimin e projektit rrugor, i cili parasheh asfaltim të rrugëve dhe degëzimeve në këto dy fshatra.

Për të parë ecurinë e punimeve, sot kanë dal në terren kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizim dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj.

Ata kanë diskutuar edhe me banorët vendas, duke i njoftuar me detajet e projektit si dhe afatet e realizimit të tij.

Këto projekte janë përmbushje e premtimeve të qeverisjes Nura për përfshirjen e të gjithë banorëve pa dallim, në infrastrukturën rrugore”, thuhet në njoftim.