Friday, January 21, 2022

Keylor Navas shpallet portieri më i mirë në Ligue 1

Pas paraqitjeve shumë të mira me klubin, Keylor Navas është shpallur lojtari më i mirë në Ligue 1.

Portieri i Paris Saint-Germain është treguar i jashtëzakonshëm me pritjet e tij këtë sezon, ku edhe shumë herë ka shpëtuar skuadrën nga pësimi i shumë golave, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, ai është shpallur portieri më i mirë në Ligën e Francës, çmim të cilin e ka dhuruar UNFP-ja.

UNFP janë një numër çmimesh të dhëna çdo vit nga Bashkimi Kombëtar i Lojtarëve Profesionistë të Futbollit për lojtarët që luajnë në Ligue 1 dhe Ligue 2 të Francës, si dhe për menaxherët dhe gjyqtarët.

Navas vlerësohet më së shumti për paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve, sidomos ato ndaj klubit të Barcelonës.

Kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur, PSG akoma është në garë për titullin e Ligue 1.